Ekipi i Policisë së Kosovës në futboll është shpallur kampion në ligën e Federatës Sportive së Punëtorëve të Kosovës.
Ekipi i Policisë së Kosovës arriti titullin e kampionit në këtë organizim, ndërkaq festës iu bashkëngjiten pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Ekipi i FSK-së arriti trofeun e Kupës në ligën e Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës, teksa vendosën që të festonin së bashku me ekipin e Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës edhe përmes sportit e kulturës, tregoi se kush jemi, çka përfaqësojmë dhe çfarë vlerash kemi si institucion dhe si zyrtarë policorë, ku edhe një herë në garën e fortë të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës, flamuri i Policisë së Kosovës u ngrit aty ku e ka vendin/KAMPION!”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.