Vetëm 36 % e të anketuarve në sondazhin e UEFA-s besojnë se Kosova do të marrë tre pikë përball Zvicrës sot.
“Dardanët” do të takohen me Zvicrën në “St. Jakob-Park”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 20:45.
Matematikisht Kosova është ende në garë për kualifikimin historik, andaj ndeshja e sontme do të jetë e rëndësisë së madhe.
Kosovës i nevojitet vetëm fitorja ndaj Zvicrës, për të mbajtur gjallë shpresat dhe që gjithçka do të vendosej pastaj në xhiron e ardhshme, që është edhe e fundit në Grupin I.
Por, edhe “Helvetikët” synojnë vetëm fitoren sonte, për të siguruar një vend në Evropianin e ardhshëm.
Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.
Në anketën për ndeshjen Zvicër – Kosovë, 50% e votuesve deri më tani mendojnë se Zvicra triumfon sonte, kurse 36% mendojnë se do të triumfojë Kosova.
Ndërkaq, 14% prej votuesve kanë parashikuar se kjo ndeshje do të mbyllet pa fitues.