Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 e ka shkatërruar sot si mysafire atë të Ukrainës, në ndeshjen që ishte në kuadër të grupit të 7-të të turneut kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2024 në grupmoshat U19.
“Dardanët” e rinj e mposhtën Ukrainën në rolin e mysafirit me rezultat të thellë 4:0.
Golat për Kosovën U19 i shënuan Elvir Gashijani (minuta e 22’ dhe 79’), Eliot Bujupi (minuta e 64’) dhe Elmedin Rama (minuta e 90+2’).
Me këtë fitore, Kosova U19 ngjitet në vendin e parë në Grupin 7 në kuotën e katër pikëve, krahas Ukrainës që renditet në vendin e tretë me tri pikë.
Rezultati final i ndeshjes, 4:0 në favor të Kosovës U19.