Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se anëtarësimi i menjëhershëm i Kosovës në NATO, është zgjidhja që garanton siguri.
Haradinaj theksoi se KFOR duhet ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Eulex-in.
“Ftesa për Kosovën në NATO, anëtarësimi i menjëhershëm dhe i plotë është zgjidhja. KFOR ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Eulex-in. Të gjitha institucionet e sigurisë të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli, si në aspektin politik, të sigurisë dhe në ekonomi.