Të fundit

Shumë ndryshime te Kosova, publikohen formacionet zyrtare

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha është detyruar të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin e “Dardanëve” për shkak të mungesave të shumta të futbollistëve.

Zvicra e Kosova do ta zhvillojnë sot ndeshjen e parafundit para përfundimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Një fitore eventuale e Kosovës do të mbante gjallë shpresat për kualifikim, duke shpresuar edhe në rezultat e Rumanisë, ndërkaq një fitore e helevetikëve do të priste biletën për në Berlin.

Zvicra nuk është në formën më të mirë dhe për shkak të kritikave edhe përzgjedhësi Murat Yakin ka bërë ndryshime në formacion.

Te Kosova për shkak të mungesave që ishin të ditura, sot i janë shtuar edhe tre mungesa të mëdha si Milot Rashica, Ermal Krasniqi e Arijanet Muriç.

Për herë të parë pas 2230 ditë pritje, te Kosova do të inkuadrohet portieri Visar Bekaj.
Bekaj ishte ftuar për herë të parë te Kosova më 6 tetor 2017. Prej asaj dite, në 43 ndeshje zyrtare – kualifikuese ka qenë në bankë rezervë e pas kësaj periudhe sonte do të luaj ndeshje të madhe me Zvicrën.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Basel të Zvicrës, ku rreth 70 përqind të tifozëve pritet të jenë shqiptarë.

Fomacionet zyrtare:

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci