Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë zgjedhjet e brendshme të partisë dhe do të shpalosë konventën programore “Rruga e Re”.
Abdixhiku përmes një postimi në facebook ka treguar se gjithçka është gati për ditën e nesërme.
“Gati, gjithçka gati”, ka shkruar ai.
Kundërkandidati i Lumir Abdixhikut është shfaqur Faton Bislimi, ish-deputet i LDK-së në parlamentin e Kosovës.
Abdixhiku tani ka filluar të marrë mbështetjen e anëtarëve të LDK-së, e para është shfaqur që e përkrahë Abdixhikun, kryetarja e Forumit të Gruas, Jehona Lushaku Sadriu.
Kujtojmë që zgjedhjet e LDK-së do të mbahen tek Pallati i Rinisë në Prishtinë prej orës 17:00/Paparaci.com
LEXO EDHE:
Në prag të zgjedhjeve të LDK-së, Abdixhiku merr mbështetjen e parë