Të fundit

Opozita në Ferizaj inicion shkarkimin e aksionarëve në KRM “Pastërtia”

Pas gjendjes së rënduar në kompaninë rajonale për mbeturina “Pastërtia” në Ferizaj, opozita ka iniciuar seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e aksionarëve.

Përfaqësues të Komunës thanë se për gjendjen në kompani nuk janë fajtorë aksionarët, por pranuan se ata edhe mund të shkarkohen me vendim të Kuvendit Komunal.

Asamblistët opozitarë në Ferizaj kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mbledhje të jashtëzakonshme, për shkarkimin e komisionit të aksionarëve në kompaninë rajonale të mbeturinave “Pastërtia”.

Anëtarët e Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike kanë arsyetuar nismën.

“Nuk u janë përgjigjur ftesës së Kuvendit Komunal për raportim në Kuvendin e Komunës. Po ashtu të njëjtit edhe në vitin e kaluar nuk u janë përgjigjur ftesës së Kuvendit dhe kësisoj ne do të kërkojmë shkarkimin e tyre dhe emërimit të komisionit të ri të aksionarëve në ndërmarrjen ‘Pastërtia’”, ka thënë Amir Rexhepi, anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e Vetëvendosjes.

E, Flamur Istrefi, shef i Grupit të asamblistëve të LDK-së, ka theksuar se KRM “Pastërtia” është buzë falimentimit për shkak të keqmenaxhimit të ndërmarrjes publike.

“Duke filluar që nga bilanci negativ nga viti në vit më shumë shpenzojnë sesa inkasojnë. Po ashtu borxhi ndaj operatorëve ekonomikë rritet nga viti në vit, nga 880 mijë euro sa ka qenë në vitin 2021, është rritur në 1 milion e 200 mijë euro në vitin 2022. Shto kësaj edhe punësimet politike që janë bërë në këtë ndërmarrje”, ka thënë Istrefi.
“Çdo komision komunal i aksionarëve i përgjigjet Kuvendit Komunal mbi mënyrën e ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive të cilat u janë dhënë me këtë ligj. Komisioni Komunal i Aksionarëve do t’i raportojë Kuvendit Komunal në bazë vjetore mbi performancën e këtyre kompetencave dhe përgjegjësive, si dhe mbi arritjen e objektivave të përcaktuara në politikën e pronësisë të përcaktuara në nenin 6.2 të këtij ligji. Komisioni Komunal i Aksionarëve do t’u sigurojë të dhëna kualitative dhe të qëndrueshme publikut dhe kuvendit mbi mënyrën e menaxhimit të ndërmarrjes publike lokale në interes të Komunës”, thuhet në ligj.

Në Komunën e Ferizajt nuk e kanë kundërshtuar iniciativën e opozitës për shkarkimin e aksionarëve, por kanë kërkuar të debatohet edhe për rritjen e shërbimeve ndaj qytetarëve nga kompania “Pastërtia”.

“Nuk është faji i aksionarëve të komunës pse kompanitë lokale të komunës i kanë punët keq. Ne mund të marrim iniciativë dhe mund të diskutojmë në Kuvend por duhet të jetë një arsyeshmëri dhe fundja është vendim i tyre dhe mund të shkarkohen dhe nuk është ndonjë telash prej nesh, sepse është kuvendi i cili i ka zgjedhur dhe është kuvendi i cili i shkarkon”, ka thënë Lulzim Aliu, nënkryetar i Komunës.

Punonjësit e kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastërtia” kanë protestuar së fundmi dhe kanë mbajtur grevë me kërkesën për rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës.ktv

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci