Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot në Qerim të Gjakovës.
Zëdhënësi i policisë për Gjakovë, Sheremet Elezaj, ka thënë për Paparacin se në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura.
“Rreth orës 13:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Qerim-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë pesë automjete (tri në lëvizje, ndërsa dy të parkuara). Për pasojë, gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Elezaj.
“Njëri nga personat e lënduar po e vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të tjerët janë liruar”, ka shtuar ai.