Dy mundësi të arta nuk arriti ti shfrytëzonte siç duhet sulmuesi kosovar, Elbasan Rashani.
Kosova arriti ta mbante portën e paprekur gjatë 45 minutave të parë të takimit ndaj Zvicrës, përkundër dominimit të helevtikëve.
Kosova kishte dy mundësi të arta me Elbasan Rashanin, por ai ishte i pafat.
Fillimisht ndërhyrje e tij u cilësua si e palejuar për gjyqtarin, ndërsa në mundësinë e tij me kokë topi shkoi shumë afër portës.