Të fundit

Grajçevci: Qe tri vite nuk kemi marrë raport vjetor prej IML-së

Ahmet Grajçevci, mban takime të rregullta me familjarë, dhe me institucione gjegjëse për të pagjeturit.

Por, Grajçevci thotë që ka një brengë në lidhje me Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Është interasnte prej që ka shku doktor Arsimi ne ende prej Institutit të Mjekësisë Ligjore nuk kemi marrë raport vjetor qe tre vjet”, bën të ditur Grajçevci.

Mirëpo sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore kontaktet janë të vazhdueshme sikurse me Shoqatat edhe me familjarët.

“Ne kemi kontakt të vazhdushëm si me familjet e personave të zhdukur në Kosovë, si me Shoqatat e familjeve edhe me familje individuale e kemi një sektor për komunikim me familje i cili komunikon familjet gjithmonë kur ka gjetje të reja ose ndonjë arsye që të informohen. Ndërkohë sa i përket Shoqatave edhe me ato kemi komunikim të rregullt, marrim pjesë ne forume të cilat ata i ftojnë kur duhet të informohen për të gjithat të reja për përsonat e zhdukur. Këtë vit i kemi mbajtë dy takime, që kanë qenë të organizuara nga Zoti Grajqevci dhe e di që ka qenë i planifikuar me u mbajtë edhe një takim”, thotë Ditor Haliti nga ky Institut.

Edhe në Komisionin qeveritar për personat e zhdukur thonë se në baza mujore mbajnë takime me shoqatat e personave të zhdukur.

“Ne si Komision Qeveritar për personat e zhdukur për mos me thanë cdo dyten javë po në baza mujore mbajmë takime me shoqata të përsonave të zhdukur, këtu hynë edhe këshillin sepse në këshill janë 24 shoqata për të zhdukurit dhe i informojmë për aktivitet tona dhe planet tona vjetore”, potencoi kryesuesi i Komisionit Qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti.

Ndërkohë, Ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, javën e kaluar kanë kryer disa gërmime me ç’rast kanë gjetur mbetje mortore në dy lokacione./teve1

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci