Të fundit

Lushtaku për Kurtin: Është i pafytyrë, nuk iu besoj atyre që kanë kaluar nëpër kazamatet serbe

Zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku, shpehu brengën për marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel, duke theksuar se kjo situatë nuk mund të çoj në luftë të re me Serbinë. Por, sipas tij gjithsesi se tashmë dihet se do të ketë zhvillime të rënda.

“Ndoshta luftë e konfrontim nuk do të kemi por situata të rënda po”, pohoi Lushtaku, i cili e drejton degën e PDK-së në Skënderaj.

Lushtaku tha se është prekur nga kryeministri Albin Kurti, kur ai e akuzoi e ish presidentin Thaçi për idenë e korrigjimit të kufijve në Paris. Kurti derisa ishte në Forumin e Paqes në Paris, tha mes tjerash tha se ideja e korrigjimit, ishte zgjidhje e dëmshme e ofruar nga autokratët Thaçi dhe Vuçiq.

“Me lavdu Albin Kurti, Hashim Thaçin unë prekem shumë. Ky nuk është kryeministri im. Veç i pabesi nuk beson. Veç tradhtari mendon se janë tradhtarë krejt. Nëse dikush është tradhtar, ai është Albin Kurti. Për m’u dhe secilin shqiptar është me rëndësi që territori të mos preket. E zgjidhja e fundit nuk iu shërben as vet serbëve. Është i pafytyrë, rrenc e mashtrues. Unë nuk iu besoj atyre që kanë kaluar nëpër kazamatet serbe”, ishte kjo përgjigja me plotë akuza e Lushtakut ndaj kryeministrit Kurti.
“Serbia nuk ia falë asnjëherë shqiptarëve të Kosovës për këtë çka ka ndodhë e ku jemi. Ka me i përdorë të gjitha mjetet me e destabilize vendin tonë. E keqja është se kryeministri ynë e ka qëllimin e Serbisë”, mendon me bindje kështu z. Lushtaku.

Lushtaku: Kritikët e Edi Ramës janë vëllezër të Vuçiqit

Lushtaku vijoi akuzat kundrejt kësaj qeverie e ndaj të gjithë atyre që mendojnë se Edi Rama është kundër Kosovës teksa e cilësojnë këtë të fundit edhe si vëlla të Vuçiqit.

“Ata që mendojnë se, Edi Rama është vëllai i Vuçiqit, vet ata janë vëllezërit e Vuçiqit. Edi Rama po bënë shumë për Kosovën. Këtu ka plotë emra shqip por janë me gjak shk*u. Diskursi i Albinit është përçarës. Ky është argat i Millosheviqit dhe i Serbisë. Njerëzit e Albin Kurtit sot kanë frikë me nejt me neve, përpiqet me kontrollu gjithçka”, është kjo akuza e Lushtakut ndaj kampit politik të Kurtit, i cili sipas tij po përpiqet t’i përçajë krejt shqiptarët në rajon.

Lushtaku: Kurti ia ia ka frikën ende Hashimit, Osmani notere e tij, i besoj Memli Krasniqit

Lushtaku ripërsëriti akuzat ndaj z.Kurti, me tone edhe më të ashpëra në këtë intervistë për Kosovalive.

“Ky ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës. Ky ka qenë kundër gjithçkahit në Kosovë. Por, shqiptarët i dojnë mashtruesit. Dyqysh janë të dashuruar pas tyre. Pa i mashtru dhe pa i rrejt fort, nuk ta dinë kymetin. Presidentja Osmani thjesht është notere e Albin Kurtit”, pohoi z. Lushtaku. Ai nënvizoi se nuk e di arsyen se pse PDK dhe partitë e tjera në opozitë nuk e çuan në kushtetuese presidenten Osmani për çështjne e mos-dekretimit të kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj.

Mendoj se janë friku pak nga rezultati i zgjedhjeve, theksoi kreu i PDK-së në Skënderaj, teksa foli me krenari se ata nuk janë dorëzu as para Serbisë e lerë më para Albin Kurtit.

Ai pohoi se Kurti ende ia ka frikën Hashimit e Kadrisë. “Hashimi ka punu shumë për të mirën e këtij vendi. Patriotizmi më i madh tani është zhvillimi ekonomik. Shqetësuese është se nuk ka besim në shtet. Unë i besoj Memli Krasniqit, sa jam i kënaqur është tjetër sen. Por, unë i besoj atij dhe pres nga ai të marrë hapa…, jemi të gatshëm tash për zgjedhje”, tha Lushtaku.

Lushtaku: Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi…po persekutohen në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së me gradë gjenerali, Sami Lushtaku fol me pikëllim se si është lejuar të diskrimonohen pjesëtarët e UÇK-së që prej pas luftës e deri më tash. Ai e ka një shpjegim se kush dhe si e nisi fushatën anti UÇK, shkruan Kosovalive.net.

“Propaganda që është bërë nga Serbia me disa shqiptarë këtu fill pas luftës, e ke parasysh kur thonin kinse janë zënë banesat nga UÇK…UÇK ka qenë në sendviq, e luftuar nga disa shqiptarë këtu dhe nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. UÇK ka qenë dhe vazhdon të jetë e diskriminuar”, tha z. Lushtaku.

Ai beson fort se edhe brenda UÇK-së, kishte njerëz të Serbisë, që kishin qëllim të bëjnë keq.

Për gjykimin në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së, bashkëluftëtari i tyre, Lushtaku, mendon se ata qëllimisht po mbahen të izoluar dhe se po persekutohen.

“Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi dhe të tjerët janë të përsekutuar. Po mbahen të izoluar qëllimisht. Të gjithë ata që janë në Hagë kanë mundur të vriten. Problemi për vet ata dhe m’u, neve, është Kosova”, thotë Lushtaku.

Ai është prekur shumë qysh Albin Kurti këto ditë e vizitoi familjen e bashkëluftëtarit të tij, Rexhep Selimi, e nuk i viziton familjet e tjera. Për këtë, ai e ka këtë shpjegim.

“Albin Kurti, mjet të punës se tij e ka përçarjen. Ky ka me pru këtë vend buzë greminës”, pohon Lushtaku duke bashkëndarë brengën siç thotë me krejt drenicakët për qasjen shpërfillëse ndaj krejt këtij rajoni që vazhdon ta ketë Qeveria siç e quan ai kryeministrin Kurti me epitetin “Kurtoviq”.

“Edhe në kohë luftë Serbia nuk na i ka ndalë ujin e dritat. Kjo qeveri, me urdhër të kryeministrit e ka ndalë projektin e ujësjellësit për Drenicën. As Serbia këtë nuk na i ka bërë. Zero investime në Drenicë dhe mendoj se këtë Albini po e bënë për inat të Hashim Thaçit, vetëm pse ai është nga ky vend”, beson kështu pa hamendje Lushtaku duke ripërseritur akzuat se Albini është argat i Serbisë dhe “pikë” dhe se ai me të mbaruar mandantin do të ikë nga Kosova ngase nuk e lidhë asgjë më këtë vend./Kosovalive

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci