Të fundit

Shaqiri: Është e vështirë të luash kundër Kosovës

Xherdan Shaqiri është shprehur i lumtur që Zvicra është kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm.

“Vërtetë kam dashur të luaj dhe ta ndihmoj ekipin. Jam i lumtur që isha në gjendje të luaj nga fillimi. Ndoshta nuk ishte ndeshja ime më e mirë. Fusha nuk ishte më e mira po ashtu. Qartë se nuk është cikli më i mirë kualifikues që kemi luajtur. Por ia dolëm sërish. Asnjëherë nuk është e lehtë të kualifikohesh në ngjarjet e mëdha. Ekipi dhe tifozët mund të jenë krenarë. Natyrisht tani duam ta fitojmë grupin. Më pas mund të përgatitemi për turneun në Gjermani”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes me Kosovës.

Ai ka shtuar se është e vështirë të luash kundër Kosovës.

“Kosova ka shumë lojtarë të mirë dhe shumë talentë, është e vështirë të luash kundër Kosovës. Por i duhen edhe disa detaje për të pasur më shumë suksese”, shtoi Shaqiri.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci