Të fundit

Gliha thotë se merr sugjerime nga Qeqa Krelani: Këto pikë i fituam për shkak të saj

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha ka thënë se Kosova ka barazuar me Zvicrën për shkak të sugjerimeve të gazetares Qeqa Krelani.

Pas ndeshjes, Gliha ka thënë se ai merr sugjerime nga Qeqa. Madje jo vetëm nga ajo, por edhe nga taksistët.

“Nga kjo ndeshje fituam pikën për shkak të Qeqa Krelanit ajo më tha që kush duhet të luajë dhe ai që tha ajo bëri goli, ajo më sugjeroi. Ajo është nëna e futbollit kosovar. Ajo më sugjeron ndonjëherë, unë i dëgjoj këshillat e saj. Gjithë të mirat për Qeqën. Unë pranoj këshilla nga çdokush në Kosovë edhe nga taksistët nga kushdo. Mentaliteti është ajo që është më e rëndësishmja”, deklaroi Gliha.

Mes të tjerash, Gliha pas ndeshjes e quajti gënjeshtar Zhegrovën duke thënë se ai nuk ka pranuar të luaj për Kosovën.

 

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci