Të fundit

U raportua për shpërthime në veri, Elshani: Jemi në qytet, vendi është i sigurt

Në veri të vendit është raportuar për disa shpërthime të fuqishme.

Por një gjë e tillë është mohuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Ka pas informacione që në Mitrovicë të Veriut kanë qenë dy detonime por policia konfirmon se ne jemi në qytet dhe nuk ka dëme apo lëndime në njerëz”, tha Elshani për Klankosova.

Më tej, ai tha se këto detonime mund të kenë ndodhur nga mjetet piroteknike.

“Por mund të sigurojmë që veriu i vendit është i sigurt”, tha ai.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci