Të fundit

Netanyahu: Nuk ka asnjë marrëveshje për lirimin e pengjeve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se ende nuk ka marrëveshje për lirimin e disa prej pengjeve të kapur nga Hamasi gjatë sulmeve të grupit militant të 7 tetorit.

Netanyahu mohoi ato që ai i quajti raportet e rreme se Izraeli po shqyrtonte një propozim për lirimin e të paktën 50 të rrëmbyerve. Kur qeveria të ketë diçka për të thënë, autoritetet do ta raportojnë atë, tha ai, shkruan CNN.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë të premten se vlerësimi zyrtar i ushtrisë për pengjet që mbahen në Gaza është 237.

Netanyahu tha se ai ka ftuar përfaqësuesit e familjeve të pengjeve në një takim me kabinetin e luftës të Izraelit më vonë këtë javë./abcnews.al

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci