Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth vdekjes së një personi në Graçanicë, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:40.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës se një person është pa shenja jete, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, thuhet në raportin e policisë.
Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë cal-9mm, e cila dyshohet se është përdorur.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.