Të fundit

Borrell bën thirrje për pauza humanitare të menjëhershme: Zgjidhja me dy shtete e vetmja rrugëdalje

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për pauza të menjëhershme humanitare në luftën në Gaza.

Duke folur në një konferencë shtypi në Doha pranë kryeministrit të Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, Borrell tha se “një tmerr nuk justifikon një tmerr tjetër” dhe përsëriti se “zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugëdalje”.

“Unë jam i vetëdijshëm se zgjidhja me dy shtete do të kërkojë një përpjekje të pabesueshme jo vetëm ekonomikisht por edhe një investim politik për të ndërtuar një shtet. Kjo është ajo ku Autoriteti Palestinez ka një rol të rëndësishëm për të luajtur. Palestinezët meritojnë dinjitet, Izraeli meriton siguri dhe të dy meritojnë të jetojnë në paqe dhe siguri në të njëjtën tokë”, shtoi Borrell.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci