Të fundit

Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, Hoti: Rikthimi i partisë sonë është i domosdoshëm dhe i nevojshëm për Kosovën

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se sot mbahet kuvendi i dhjetë zgjedhor i LDK’së – “partisë themeltare të shtetit të Kosovës, të partisë që e themeloi dhe e udhëhoqi për shumë vite ati i shtetit të Kosovës, Presidenti Rugova”.

Ai ua ka uruar anëtarëve dhe mbështetësve të LDK’së kuvendin e dhjetë.

“Urime Kuvendi i X anëtarëve dhe mbështetësve. Urime në veçanti atyre që nuk iu ndanë misionit të LDK-së për më shumë se tri dekada.”

Sipas Hotit, vizioni i LDK’së ka mbetur i palëkundur edhe pse vitetm nevojat e qytetarëve dhe sfidat e shoqërisë kanë ndryshuar.

“Vitet kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe nevojat e qytetarëve dhe sfidat e shoqërisë, por vizioni i LDK-së mbetet i palëkundur — një Kosovë demokratike dhe e zhvilluar, e integruar në BE dhe NATO, e në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuarar të Amerikës. Gra e burra vizionarë e trasuan këtë rrugë në vitet më kritike për gjithë Evropën, kur komunizmi ishte në frymën e fundit, kur shtetet artificiale po shpërbëheshin, dhe kur konfliktet apo luftrat e hapura shkaktonin mijëra viktime gjithandej.”

Ai ka thënë se kjo ditë është festë në LDK.

“Rikthimi i LDK-së është i domosdoshëm për shtetin e Kosovës, është i nevojshëm për të mos devijuar nga vizioni i atit të shtetit të Kosovës.”

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci