Të fundit

Gjithçka gati për fillimin e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së diel pritet ta mbajë Kuvendin e X Zgjedhor, në sallën e sporteve në Pallatin e Rinisë.

E që në fillim ka pasur thumba ndaj kundër-kandidatit të Lumir Abdixhikut për kryetar të LDK-së, Faton Bislimi, nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

Në pyetje në lidhje më kandidaturën e Faton Bislimit, Muhaxhiri tha se ai nuk është më pjesë e delegatëve.

“Nuk mundesh më shku në dasmë të huaj”, ka thënë Muhaxhri.

Ndërsa, Bislimi ka thënë se le të jetë kjo ditë festë për LDK-së dhe nuk dëshiron të paragjykojë rezultatin para kohe.

“Ideja e angazhimit tim është për të dhënë ofertën LDK-së. As nuk du me paragjykojë rezultatin. Është në dorën e delegatëve të vendosin. Le të jetë kjo ditë tamon feste për LDK-në. Nuk du të paragjykojë kuvendi nuk ka fillu ende”, ka thënë Bislimi.

Të pranishmën në këtë Kuvend janë edhe Ukë Rugova, djali i presidentit, Ibrahim Rugova, dhe, ish-presidenti, Fatmir Sejdiu.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci