Të fundit

331 vota kundër kandidimit të Faton Bislimit për kryetar të LDK-së

Pëlqimet që mori Faton Bislimi në postimin e tij në Facebook, kur bëri të ditur kandidimin për kryetar të LDK-së, nuk i ndihmuan fare në Kuvendin e 10-të të kësaj partie.

Ai nuk arriti t’i futet garës për të rivalizuar Lumir Abdixhikun, pasi i njëjti nuk ishte as delegat në Kuvendin e 10-të të LDK-së dhe sipas statutit të LDK-së, Bislimit nuk i lejohet kandidimi për kryetar.

Kandidimi duhet të bëhet vetëm gjatë punimeve në Kuvend dhe pastaj Kuvendi zgjedh komisionin kandidues.

Statuti e saktëson se delegatët e kanë autoritetin për kandidaturat.

Në Kuvendin e përbërë nga 333 delegatë sa ishin të pranishëm në sallë, 331 votuan kundër tij.

Pos anëtarëve të LDK-së aty morën pjesë persona të ambasadave amerikane, britaneze, suedeze, franceze, OSBE, BE-së, familjarët e veprimtarëve të LDK-së.

Pas këtij Kuvendi zgjedhor, nga ora 17:00 do të mbahet Konventa Programore ‘Rruga e Re’, në të cilën do të shpalosen pikë për pikë planet konkrete e zhvillimore.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci