Të fundit

Dy inspektorë shëndetësorë dyshohet se keqpërdorën detyrën zyrtare, njëri ishte suspenduar nga puna për të njëjtën arsye

Dy inspektorë shëndetësorë dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare si dhe kanë përvetësuar mjete. I tërë rasti ka ndodhur në një ordinancë në Pejë, ku pronarin e asaj ordinance e dënuan me gjobë dhe ia morën librat e pacientëve.

Burime të Paparacit thonë se Nysret Kuleta dhe Hikmete Blakqori në cilësinë e inspektorëve shëndetësorë kanë vizituar një ordinancë në Pejë në bazë të disa dyshimeve. Ata përveç gjobës që i shqiptuan pronarit, ia morën edhe librat e pacientëve e nuk ua kthyen tash e dy javë, gjë që paraqet shkelje.

Pikërisht për shkak të mosofrimit të librit të pacientëve të cilën edhe nuk e posedonte, ordinanca në Pejë është gjobitur për herë të dytë. Këtë herë nga një inspektor tjetër, por pronari i ordinancës ka deklaruar se inspektorët paraprak posedojnë librin që po kërkohet.

Siç pohojnë burimet e Paparacit, dy inspektorët Kuleta dhe Blakqori kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe përvetësim i mjeteve. Dyshohet se librat e pacientëve ndodhen në veturën e inspektorit Nysret Kuleta, për arsye ende të panjohura.

Paparaci ka tentuar të marrë një deklaratë nga Policia e Pejës lidhur me këtë, por të njëjtit shprehen se nuk posedojnë informacione për rastin.

Kujtojmë se në vitin 2018 Ministria e Shëndetësisë kishte pezulluar nga puna inspektorin shëndetësor Nysret Kuleta për shkak të dyshimeve se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

“Vendimin për pezullimin parandalues, MSh e ka marrë duke iu referuar inicimit të procedurës hetimore në organet e rendit lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, bazuar në kërkesën e udhëheqësit të drejtpërdrejt për marrjen e masës parandaluese duke u bazuar në nenin 67 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e pezullimit nga ana e MSh-së./Paparaci

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci