Të fundit

Shqiptarja hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar dhunës nga burri i saj në Itali

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bologna të Italisë, ku një grua shqiptare është hedhur nga ballkoni për t’i shpëtuar burrit të saj, i cili po e dhunonte.

Shqiptarja, e cila është një nënë po ashtu, u hodh nga gati i dytë i banesës. Fatmirësisht raportohet se është gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në via Zanardi, në mesnatën e të enjtes dhe të premtes, kur dhe u transportua për në spital në Maggiore.

Burri i saj, po ashtu shqiptar, 40 vjeç, kishte dyshime të forta se ajo e ka tradhëtuar. Duke mos u shqetësuar për praninë e fëmijëve të tyre në shtëpi, ai filloi ta rrihte gruan, e cila për t’i shpëtuar dhunës, ka vrapuar drejt dritares, duke u hedhur poshtë.

Në ato çaste, të thirrur nga fqinjët që kishin dëgjuar britmat, ambulanca dhe pesë makina të policisë kanë mbërritur në vendngjarje, raportojnë mediat italiane.

Prokurori i çështjes urdhëroi në përfundim të hetimeve, që burri të burgosej në Dozza, pasi u arrestua për vrasje të mbetur në tentativë.

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci