Të fundit

Quni e Gashi tregojnë se me cilën parti do të lidhin koalicion (video)

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Arben Gashi për Paparacin kanë treguar se me cilën parti politike do të lidhnin koalicion në zgjedhjet e ardhshme.

Quni thotë se të gjitha partitë shqiptare janë të preferuara por varet nga programi politik.

“Të gjitha partitë shqiptare janë të preferuara. Preferojmë ato që janë më të përafërta me programin tonë politik. Varet nga ata, cilido shpreh më shumë afrimitet për programin tonë”, u shpreh ai.

Mirëpo Gashi preferon që së pari Lidhja Demokratike e Kosovës t’i fitojë zgjedhjet.

“Preferojmë me i fitu zgjedhjet, masanej vendosim”, theksoi Gashi për Paparacin.

Kujtojmë që sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ku u rizgjodh kryetar Lumir Abdixhiku.

Ndërkohë në Koventen Programore u shpalosën 100 zotimet e “Rrugës së re”.

“Sot, mbi të gjitha nuk qëndroj para jush të them se jemi të varfër. Sot qëndroj para jush, me zotimin për një ambicie të madhe. Një zotim dhe ambicie, që ju fton, juve dhe secilin tjetër, të besojnë në Kosovë”, tha Abdixhiku.

I sapozgjedhuri në krye të LDK-së, premtoi se ambicia e madhe e partisë, nisë me plot 5 miliardë euro për 4 vjet.

“5 miliardë euro për 4 vjet! Për shëndet, për arsim, për zhvillim e mbrojtje, pra për rrugë, centrale, spitale e shkolla. 5 miliardë euro projekte që përcaktojnë Kosovën jo si një vend i zymtë, por si një vend shprese, me hov ekonomik. Ky hov ekonomik, mbanë emrin e rritjes prej 4 deri në 5% çdo vit. Mbanë emrin e një buxheti 4.5 miliardë euro si përfundim”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku ka deklaruar se e ardhmja me LDK-në mban emrin e rritjes së pagave, që në ditën e parë, duke rritur koeficientin në 125.

“Puna jonë mbanë emrin e rritjes së pagave, që në ditën e parë. Prandaj, si zotim të parë, në këtë Konventë, jap rritjen e koeficientit, në 125 që në ditën e parë, e 135 në atë të fundit. Ky zotim është real, ky zotim është i lehtë për ne. Por ndryshimi është i madh. Është i vërtetë. Paga e mësuesit do të rritet nga 550 në 750. E mjekut të përgjithshëm nga 770 në 1 mijë. E policit nga 520 në 700, e ushtarit nga 550 në 750”, premtoi kryetari i LDK-së.

Duke folur për vendimet që premton t’i merr partia e tij, në ditën e parë të qeverisjes, Abdixhiku premtoi edhe heqjen e TVSH-së, për të gjitha produktet bazike.

“Si shtet, nuk na duhet taksa nga buka ekosovarëve. Si shtet, nuk na duhet taksa nga sofrat familjare. Jemi më të pasur se kaq. Jemi më të denjë se kaq. Në Rrugën e Re, pasuritë e Kosovës, të dhuruara nga natyra e vet Zoti, do të marrin vëmendjen tonë”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së, ka premtuar edhe ndërtimin e një Qendre Skijimi në Brezovicë, e një tjetër në Dukagjin.

“Nga 130 milionë euro investime gjithsej, sikurse Borea, ashtu dhe Brezovica, do të bëhen shtëpi mikpritëse, të mijëra turistëve çdo vjet. Ta shohin Kosovën në sytë që e shohim dhe ne. Ta bëjmë Kosovën vend me të cilën mburremi gjithherë”, tha Abdixhiku.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci