Me urdhër të Prokurorisë Speciale, autoritetet kanë kryer bastisje në 11 lokacione dhe kanë arrestuar tetë doganierë e një polic, të dyshuar për korrupsion. Aksioni është zhvilluar edhe në katër lokacione në veriun e Kosovës dhe se disa nga të arrestuarit kanë punuar në Mitrovicë.
Sipas një informate të përbashkët të lëshuar nga institucionet që morën pjesë në aksion, hetimet për 9 zyrtarët kanë nisur para disa vjetësh nën dyshime për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit”.
Gjatë kontrollit në njëmbëdhjetë lokacione janë sekuestruar 20 plomba zyrtare të doganës; 10 telefona së bashku me 4 sim kartela; një pistoletë me leje e kalibrit 9 milimetra me tre karikatorë dhe 9 fishekë; 16 copë municion jozyrtar.
Aksioni është zhvilluar edhe në katër lokacione në veriun e Kosovës dhe se disa nga të arrestuarit kanë punuar në Mitrovicë./koha.net