Tomë Gashi ka kërkuar të jetë prezent në intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga Prokuroria Speciale në rastin Dehari të hënën.
Avokati i familjes Dehari, ka dorëzuar për herë të dytë sot kërkesë në Prokurorinë Speciale që t’i lejohet prezenca në intervistimin e ministres Haxhiu.
Ai ka thënë se Prokuroria Speciale nuk i ka kthyer ende përgjigje në kërkesën e parë.
“Edhe një kërkesë për Prokurorinë, për lejimin e pjesëmarrjes time me rastin e dheniës së deklaratës së Ministres së Drejtesise znj. Albulena Haxhiu, ne rastin e vrasjes se Astrit Deharit”, ka thënë ai.
“Prokuroria, për arsye të panjohura, vepron në mënyrë selektive – here duke lejuar e here duke mos lejuar pjesëmarrjen time në intervistimin e deshmitarëve ne këtë rast”, ka thënë ai.
Sipas Gashit, arsyet mund t’i dijë vetëm prokurori i rastit. /Paparaci.com