Një debat i gjerë ka përfshirë këtë javë opinionin, sidomos ndjekësit e futbollit, rreth të ardhmes së drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe selektorit aktual, sllovenit Primozh Gliha.
Por, veçanërisht, një debat televiziv rreth kësaj çështje të dielën ka eskaluar në përdorim të gjuhës së papërshtatshme, saqë moderatori i emisionit është detyruar të kërkojë falje për publikun.
Gazetari Milaim Zeka, i ftuar në një emision të sportit në RTV Dukagjini të dielën, ofendoi selektorin slloven të Kosovës.
“Unë s’e besoj që trajneri me qenë kaq lopë kështu.. seriozisht. Ky te ka hajvan”, ka thënë ai. “T’u lujtë k*** me neve. Ky.. me thënë më butë ka lujtë k*** me neve”, u shpreh Zeka.
Pas deklarimit me gjuhë të papërshtatshme televizive të Zekës, ka reaguar moderatori i emisionit.
“Natyrisht i kërkojmë falje të gjithë shikuesve për shprehjet e përdorura nga gazetari Milaim Zeka gjatë emisionit këtu Dueli Sportiv”, tha moderatori Ndrec Gjonaj, pak para përfundimit të emisionit.