Të fundit

Lider i pakontestueshëm i LDK-së, askush nuk ‘guxoi’ të votojë kundër Abidxhikut

Asnjë delegat i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk mori ‘guximin’ të ngrejë dorën kundër Lumir Abdixhikut, shefit të pakontestueshëm të partisë, të dielën në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.

Me 100 për qind të votave të delegatëve, Abdixhiku u rizgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat 4-vjeçar.

Abdixhiku mori votat unanime të delegatëve. Ai u rizgjodh kryetar i LDK-së pas mandatit të parë për rreth 2 vjet e gjysmë, si pasardhës i Isa Mustafës.

Në Kuvendin zgjedhor të së dielës pati edhe pakënaqësi, pasi anëtarit të LDK-së, Faton Bislimit nuk iu aprovua kandidatura për kryetar të partisë.

Gjatë punimeve të Kuvendit atij s’iu dha fjala. Bislimi theksoi se vendimi ndaj tij është anti-statutar.

Kuvendi zgjedhor i të dielës në LDK shënoi herën e parë që një kryetar partie në Kosovë zgjidhet pa asnjë votë kundër.

Për dallim nga LDK-ja, disa anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje ‘guxuan’ të votojnë kundër liderit në zgjedhjet për kryetar vitin e kaluar.

Në shtator të vitit 2022, Albin Kurti si kandidat i vetëm për kryetar, ishte zgjedhur me 98.60% të votave edhe për një mandat 4 vjeçar në krye të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq, më 2013, Kurti ishte zgjedhur kryetar i LVV-së më 98.82 për qind të votave. 0.61 për qind kishin votuar kundër, 0.57 për qind kishin abstenuar, ndërsa 0.26 për qind e votave kishin rezultuar të pavlefshme.

Edhe Hashim Thaçi më 2013 ishte zgjedhur për herë të fundit kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës me një votë kundër.

E vetmja votë e cila ishte kundër rizgjedhjes së Hashim Thaçit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) më 2013, kishte ardhur nga Mirsad Shkreta, asokohe delegat i kësaj partie, tash deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Shkreta, ishte i vetmi nga 719 delegatët e pranishëm që kishte votuar kundër rizgjedhjes së Thaçit kryetar i PDK-së.

Video nga Paradoks

Audio-incizimi: Gërvalla premton që do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci