Qeveria serbe ka marrë vendim për hapjen e konsullatës së Serbisë në Pale të Bosnjë-Hercegovinës.
Pale është paralagje e Sarajevës e banuar me serbët lokal të BeH-së, të cilën ata e kanë shpallur “kryeqytet të Republikës Serbe” dhe e quajnë “Sarajeva Lindore”.
Konsulli serb do të jetë Dejan Levnaiq, transmeton N1.
“Hapet Konsullata e Republikës së Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë, e kryesuar nga një konsull nderi, me seli në Pale dhe zonën konsullore që përfshin territorin e komunës së Palesë”, pretendohet në vendimin e publikuar në Gazetën Zyrtare të Serbisë, transmeton Paparaci.
Në vendim thuhet se në pozitën e konsullit të nderit do të emërohet Dejan Levnaiq.
Shtohet se ministria e jashtme serbe do të marrë masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi./Paparaci.com