Të fundit

Lista Serbe: Pretendimet e Kurtit për takimin me Radoiçiqin “qesharake”

Pas informacioneve të cilat i shpalosi kryeministri Albin Kurti në lidhje me takimin e udhëheqjes së re të Listës serbe dhe të institucioneve paralele serbe në Kosovë me Millan Radoiçin në Rashkë, kryetari i ri Listës Serbe Zllatan Ellek, në një intervistë për KoSSev, ka mohuar pretendimet e kryeministrit të Kosovës për këtë takim.

Ai ka thënë se “është hera e parë që dëgjon gjëra të tilla”.

“Mohim i plotë për këtë çështje. Nuk e kuptoj çfarë lidhje ka Millan Radoiçiqi me Listën Serbe”, ka pretenduar Ellek, duke vazhduar se përveç kryetarit të partisë, më 24 tetor janë emëruar edhe nënkryetarë të rinj, transmeton Paparaci.

Kryetari i Listës Serbe i cilëson si “qesharake” akuzat e Kurtit për takimin në Rashkë.

“Nuk kam asnjë ide për takime dhe deklarata të tilla të Albin Kurtit”, ka thënë Ellek.

Në anën tjetër, ai thotë se Lista Serbe angazhohet që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të Serbisë, të parapara për 17 dhjetor, të mbahen edhe në Kosovë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci