Të fundit

Tahiri: Dështuam ta dërgojmë Osmanin në Kushtetuese, s’nënshkroi LDK-ja

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se si rezultat i mungesës së unifikimit të opozitës kanë dështuar të dërgojnë presidenten Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese, për mosdekretimin e kryeprokurorit Blerim Isufaj.

Në një deklaratë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se PDK-ja dhe AAK-ja ishin të gatshme ta dërgonin Osmanin në Kushtetuese, por jo edhe LDK-ja, shkruan KP.

“Sic dihet, ne grupet parlamentare kemi pas dakordim që të punojmë në këtë rast dhe fatkeqësisht kemi dështuar ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese presidenten Vjosa Osmani për çështjen e mosdekretimit të Blerim Isufajt si kryeprokuror të shtetit si rezultat i mosunifikimit të opozitës. Si grupe parlamentare, PDK dhe AAK kanë qenë të gatshme të nënshkruanin por jo edhe LDK. Osmani ka shpëtuar nga shkeljet që ka bërë”, tha ai.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci