Të fundit

Vuçiq: Ky ishte viti më i vështirë për serbët dhe Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq tha se Serbia dhe bota serbe po përballet me vitin më të vështirë në historinë e fundit, me konflikte e trazira, prandaj detyra më e rëndësishme, siç tha ai, është ruajtja e paqes dhe qetësisë.

Këto komente Vuçiq i ka bërë në 182-vjetorit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve.

Presidenti serb tha se bota, vitin e ardhshëm përballet me zgjedhje të shumta, nga Tajvani dhe SHBA, deri në Rusi dhe Ukrainë, ndërsa shprehu shqetësim se edhe viti 2024, do të jetë i vështirë për mbarë serbët.

Presidenti serb përmendi Kosovën dhe Republikën Serbe, derisa e konsideron shumë të rëndësishme arritjen e një emëruesi të përbashkët për ruajtjen e qetësisë.

Ai foli për rëndësinë e një kompromisi, i cili do të siguronte që “shteti të mos heqë dorë nga territori apo populli i tij”, duke theksuar se duhet pritur “mundësi më të favorshme në botë që e vërteta të dalë në dritë”.

Ndër të tjera, ai tha se politikanët janë një gjë e ndryshueshme, ndërsa Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, Kisha Ortodokse Serbe dhe Shteti i Serbisë, siç tha ai, janë mbi të gjitha.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci