Ish-kryetari i Plisave, Albert Krasniqi ka kërcënuar Armand Dukën, pas mossigurimit të biletave për ndeshjen e sotme Shqipëri – Ishujt Faroe.
Përmes një reagimi në Facebook, Krasniqi i drejtohet Dukës se do bëhet pishman për këtë ndeshje që ndaluan biletat për ta.
“Shihemi atje Armando Duka dhe të gjithë ju kylshëqit e tjerë të FSHF-S!”, shkruan tutje.
Shqipëris tonë!
Dashnia e madhe për Shqipërinë neve Plisat nuk na ka ndalu asnjëherë për me e marrë rrugën me ju drejtu stadionit aty ku është zhvillu loja!
Kur ne “PLISAT” kemi shku me i ndjek çdo lojë të Shqipërisë, kur ne kemi rreziku edhe jetat tona, kur kemi kalu kufire nëpër male me borë ju FSHF nuk keni qenë aty e as nuk keni qenë në dijeni se ku dhe me kë luan Shqipëria!
E tasht ju, doni me na ndalu neve që asnjëherë nuk kursyem asgjë për këtë kombëtare, e ndaluat një lojë por nuk ja dilni të na ndaloni të gjitha.
Mobilizimi i plisave edhe dashuria për kombëtaren tonë nuk ka mbet në ndalesën e biletave, çdo herë e kemi zgjedh rrugën qoftë edhe ajo më e vështira e kemi ardhë e besen e shqiptarit që aty do të na keni edhe në EUROPIAN 2024!
Do jeni pishman për këtë ndeshje që ndaluat biletat për ne!
Gjermania na pret Plisa!
Shihemi atje Armando Duka dhe të gjithë ju kylshëqit e tjerë të FSHF-S!
PLISAT DO TË JENË GJITHËMONË PËR SHQIPËRINË SE SHQIPËRIA ËSHTË PËRGJITHËMONË E JONA E JU E KENI VETËM PËRKOHËSISHTË ATY KU JENI!