Të fundit

Mosplotësimi i kërkesave, zjarrfikësit paralajmërojnë protestë

Rreziku është prezent në shumicën e intervenimeve që kryejnë.

Por zjarrëfikësit, mbetën jashtë listës së shtesave për rrezikshmëri, fakt që nuk u mirëprit, për çka janë aktivizuar për ta kundërshtuar.

Dhe hapi i parë është protesta.

“Ne do ti drejtohemi Qeverisë. Vendimi është marrë dhe është zgjedhur këshilli protuestues. Protesta do mbahet më 30 nëntor për shkak se iu kemi dhënë kohë e hapsirë të na ftojnë të diskutojmë, të anazlizojmë gjendjen”, ka thënë Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve.

Beka ka bërë thirrje që institucionet të reflektojnë ndaj kërkesave të zjarrfikësve të cilat, siç e përmend ai, nuk janë të reja.

“Ne po shpresojmë dhe po apelojmë edhe njëherë që këto kërkesa, kjo gjendje e krijuar, ky shqetësim i joni të jetë edhe shqetësim i instituxioneve dhe të analizojnë gjendjen mirë e mirë dhe të dalim nga kjo situatë e krijuar pa nevojë. Shpresojmë që zjarrfiksat të trajtohen dinjitetshëm”, ka vijuar ai.

Me plotësimin e kërkesave, zjarrfikësit thonë se do ndiheshin më të vlerësuar.

“Punën nuk domethënë se na e lehtojnë, puna është e njëjtë, misioni është i njëjti por që është motivi, që ngritet motivi dhe shija që përpos pagës e ke edhe vlerësimin që ta jepin si instotucion. Unë nuk kam dyshim që do ishte i nivelit më të lartë”, ka thënë Mal Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve.

Zjarrfikësit përveç kompensimi të rrezikshmërisë në punë, sigurimeve shëndetësore, kërkojnë edhe rritje të stafit me zjarrfikës të rinj, si edhe kompensime për orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe ndërrimet e natës për vitin 2022 dhe vitin 2023.

Gjithashtu, ata kërkojnë edhe t’u qartësohen kompetencat menaxhuese dhe t’u sigurohen kushtet e punës dhe shujta.

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci