Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se viti i ardhshëm 2024 do të jetë më i vështiri në historinë moderne të Serbisë, duke thënë se i frikësohet trazirave të mundshme në Republikën Srpska dhe Kosovë.
“Kam frikë se ky vit do të na sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira se ai i mëparshmi, duke përfshirë edhe këtë, e kam fjalën për çdo lloj kërcënimi në Republikën Srpska, në Kosovë dhe në pjesë të tjera të rajonit”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Vuçiq, duke arsyetuar këtë vlerësim, deklaroi se zgjedhjet po mbahen në Tajvan në janar, në fund të vitit 2024 në SHBA, dhe këto zgjedhje, së bashku me atë ruse, ndoshta ukrainase, “do të paraqesin një mundësi për ndryshime ose një vendosje të re vlerash në nivel global politik”.
Sipas tij, këto ndryshime do të ndodhin në epokën e rrjeteve sociale, kur më e rëndësishmja është bërë adhurimi i opinioni apo fitimi i pëlqimeve, dhe për këtë arsye ai ka frikë se viti 2024 do të jetë “shumë më i keq për botën”, transmeton Telegrafi.
Në këtë kontekst, ai shpjegoi se kishte dilema se si të drejtohej politika shtetërore dhe kombëtare, por edhe se blerja e kohës në përpjekjen e pamundur për të arritur një kompromis është “më mirë se të heqësh dorë nga ajo që nuk mund të heqësh dorë”.