Të fundit

Therje me thikë në Lipjan

Një person është ther me thikë të hënën në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13 në rrugën Avdi Kelmendi në Lipjan ka ndodhë një lëndim trupor ku dyshohet se me mjet të mprehtë është lënduar një person. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, tha ajo.

Dyshohet se bëhet fjalë për një nxënës 15-vjeçar të shkollës “Adem Gllavica”.

Siç raportojnë mediat, mes tij dhe një personi tjetër të po të njëjtës shkolle ka pasur një përleshje, shkaku i së cilës nuk dihet.

Viktima është dërguar për trajtim në QKUK.

I dyshuari, një 17-vjeçar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim policor.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci