Të fundit

A po paralajmëron Vuçiqi luftë në rajon në vitin e ardhshëm?

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se “frikohet se e ardhmja – viti 2024, do të jetë shumë më e vështirë për të gjithë botën dhe për Serbinë”.

“Kam frikë se ky vit do të na sjellë shumë më tepër konflikte, shumë më tepër trazira se ai i kaluari dhe viti aktual, 2023. Kur them këtë, kam parasysh të gjitha “llojet e kërcënimeve ndaj popullit tonë” në Kosovë dhe në Republikën Serbe dhe në shumë pjesë të tjera të rajonit tonë”, ka pretenduar Vuçiq, transmeton Paparaci.

Edhe pse nuk e ka përmendur më Kosovën, vazhdimi i fjalimit i referohet asaj.

Ai thotë se e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme që “çdo ditë, duke dëgjuar qëndrime dhe mendime të ndryshme, të vijmë në një emërues të përbashkët se si ta ruajmë lirinë dhe të ardhmen tonë në përgjithësi”.

Ai gjithashtu ka pretenduar se është veçanërisht pesimist edhe për vitin e ardhshëm për botën që rrethon Serbinë.

“Kur flas për të gjitha këto zgjidhje, flas sepse e di që askush për askënd nuk to të lëshojë pe. Në epokën e botës moderne dhe të rrjeteve sociale, nuk ka asnjë lëshim. Askush askund nuk do t’i dorëzohet askujt. Kompromisi është bërë një fjalë e neveritshme. Respekti për pikëpamjet e tjera dhe të ndryshme pothuajse nuk ekziston askund në botën moderne”.

“Në këto kushte, situata nuk pritet të jetë më e mirë, por të jetë më e keqja në historinë e Serbisë”, ka thënë Vuçiq, por gjithashtu ka shtuar se beson se i njëjti vit – viti i ardhshëm 2024, do të jetë “fundi i një pjese të vështirësive, vuajtjeve dhe problemeve” me të cilat po përballet Serbia.

E megjithëse, ka pretenduar Vuçiq,” rrugëdalja është këmbëngulja për zgjidhje kompromisi, pavarësisht gjithçkaje, edhe pse ne e dimë se nuk do të ketë asnjë kompromis. Edhe pse e dimë se të tjerët, përfshirë ata që duan ta përcaktojnë fatin e botës, nuk i duan kompromiset”.

“Disa thonë se është keq të blesh kohë. Është keq nëse më parë nuk je përpjekur të arrish kompromis. E sheh që është e pamundur, por nuk ke rrugëdalje tjetër. Atëherë duhet të blesh kohë dhe kjo është më mirë sesa të heqësh dorë nga ajo që nuk mundesh dhe nuk duhet të heqësh dorë”, ka thënë Vuçiq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci