Të fundit

Stoltenberg në Beograd: Akumulimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën nuk e ndihmon situatën

Pas takimit me Vuçiqin në Beograd, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se ka diskutuar me Vuçiqin për tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit paqeruajtës të KFOR-it, transmeton Paparaci.

“Për dy dekada, KFOR-i ka garantuar një mjedis të sigurt në Kosovë për të gjitha komunitetet, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë” Në të vërtetë, disa anëtarë të NATO-s i mbijetuan disa sulmeve, në shtator pamë një shpërthim tjetër dhune në Kosovë, kjo nuk mund të lejohet, ata që e bënë këtë duhet të sillen para drejtësisë, ne vërtet presim që Serbia të bashkëpunojë për këto angazhime, të cilat ne i diskutuam. Pas kësaj dhune, NATO vendosi edhe 1000 ushtarë dhe armë të rënda në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka theksuar se llogarit në të gjitha palët që të ulin tensionet dhe të përmbahen nga përshkallëzimi i veprimeve.

“Akumulimi i forcave të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën nuk e ndihmon situatën, të angazhohemi në dialog nën kujdesin e BE-së, kjo është mënyra e vetme për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm”, ka thënë Stoltenberg./Paparaci.com

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci