Të fundit

Para votimit Bekim Jashari bën homazhe: Fal këtyre dëshmorëve ne sot jetojmë të lirë

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë homazhe para se t’i drejtohet kutive të votimit.

Me këtë rast ai ka thënë se po bëjnë homazhe pasi që fal dëshmorëve ne sot jetojmë të lirë.

E në këtë mënyrë sipas tij do t’i tregojnë gjeneratave të reja që duhet ta respektojnë të kaluarën çdo ditë.

Ndërsa, ai tregoi se pas homazheve do të shkojë për të votuar në shkollën fillore “Ilir Lushtaku” në Prekaz të Poshtëm.

“Arsyeja është se fal këtyre dëshmorëve ne sot jetojmë të lirë, punojmë, krenohemi që kem shtetin tonë, ne sot duhet ta nderojmë e respektojmë të kaluarën tonë, që t’i tregojmë gjeneratave të reja që në çdo ditë duhet ta respektojmë të kaluarën”, tha ai.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci