Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar në Facebook pas rinisjes së punimeve në rrugën A.
Ai ka thënë se ky është lajm i mirë për kryeqytetin.
“Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale aprovon ankesat tona dhe shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.”, tha Rama.
Ky është postimi i plotë:
🤩Lajm i mirë për Kryeqytetin!
🚧Rinisin punimet në rrugën “Xhim Xhema” (Rruga A).
Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale aprovon ankesat tona dhe shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.