Përfaqësuesja e Kosovës U19 do të zbres në fushë për të zhvilluar ndeshjen e tretë të rrethit të parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Dardanët e rinj do të përballen me Maltën në një ndeshje që është shumë e rëndësishme për të kaluar tutje. Ndeshja fillon në orën 14:30 dhe transmetohet në live në Youtube.
Kosova pas dy ndeshjeve të para ka katër pikë, aq sa ka edhe Slovakia me dy ekipet përfaqësuese që kanë marrë nga një fitore e një barazim.
Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri Adil Maliqi kërkojnë fitoren e dytë në këtë grup për të kaluar si lider nga Grupi 7.
Në rast fitores, Kosova U19 do të vazhdoj garat në Elite Round dhe ky do të jetë një sukses i madh.