Të fundit

​Rohde: Asociacioni të krijohet sa më shpejt aq më mirë

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, në një deklaratë për KosovaPress, tha se është e rëndësishme për Kosovën që këto marrëveshje ndërkombëtare të votohen së shpejti, sepse Kosova do humbasë shumë para nëse ato nuk votohen së shpejti. Kurse sa i përket Asociacionit, ai tha se është e rëndësishme që të krijohet sa më shpejt sepse atëherë Kosova mund të bëj një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë.

Ai tha se qeveria e tij ka disa marrëveshje, e cila është një kredi e dhënë nga KFW që do të ndihmojë për të modernizuar infrastrukturën e energjisë elektrike në Kosovë, dhe fonde nga GIZ për zhvillimin rural .

“Mendoj se është e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj që këto marrëveshje ndërkombëtare të votohen së shpejti. Sepse Kosova do të humbasë shumë para nëse këto marrëveshje nuk votohen së shpejti, është në interes të gjithë vendit. Qeveria ime ka disa marrëveshje, është një kredi e dhënë nga KFW e cila do të ndihmojë për të modernizuar, për shembull, infrastrukturën e energjisë elektrike në Kosovë. Ka një kredi ndërkombëtare, ose ka fonde nga GIZ për zhvillimin rural, këta janë vetëm disa shembuj. Dhe, e dini, në rastin tonë ka afate buxhetore, dhe nëse paratë nuk shpenzohen ato tërhiqen, dhe kjo do të ishte shumë fatkeqësi për Kosovën, por edhe për taksapaguesit gjermanë, sepse paratë nuk mund të shpenzohen,” tha Rohde.

Rohde tha se zgjidhja e qëndrueshme është zgjidhja që përfshinë themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, i cili është shkruar me kujdes sipas Kushtetutës së Kosovës. Ai ceku se Asociacioni duhet të krijohet sa më shpejt sepse atëherë Kosova mund të bëj një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë .

“E dini, unë nuk po konfirmoj apo mohoj asgjë, vetëm dua të ritheksoj atë që themi gjithmonë. Gjermania është një nga partnerët më të afërt të Kosovës dhe ne së bashku me BE-në dhe me mbështetjen e plotë të lehtësuesit të BE-së kemi bërë shumë përpjekje që të ketë një zgjidhje të qëndrueshme, dhe zgjidhja përfshin themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Dhe, kryeministri publikisht ka deklaruar se ky propozim i fundit i paraqitur nga BE-ja, është shkruar me kujdes sipas Kushtetutës së Kosovës, dhe jam 100 për qind i sigurt se nuk po bëjmë asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe ne e mbështesim plotësisht Kosovën, dhe [Asociacioni] duhet të krijohet sa më shpejt aq më mirë dhe atëherë mund të bëjmë një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë,” u shpreh ai.

Ambasadori tha se NATO është këtu për të mbështetur stabilitetin në Kosovë, i cili po reagon ndaj sulmit terrorist në Banjska për të ofruar siguri. Ai ceku se është e rëndësishme të përmirësohet siguria në veri.

“Jo, nuk e shoh fare atë që po thua. Unë shoh se NATO është këtu për të mbështetur stabilitetin në Kosovë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Dhe ajo që shoh është se NATO po reagon ndaj këtij sulmi terrorist në Banjska për të ofruar siguri, veçanërisht në veri. Dhe përsëri, ajo që të gjithë kanë thënë, dhe unë kisha ambasadorët e mi rajonalë të Ballkanit Perëndimor këtu, dhe një nga kolegët e mi shkoi në Banjska nga Berlini. Është e rëndësishme të përmirësohet siguria në veri. NATO është pjesë e ekuacionit, PK-ja ka bërë një punë shumë të mirë atje, dhe ne e mbështesim plotësisht PK-në dhe EULEX-in në monitorimin e situatës,” vijoi Rohde.

Rohde u shpreh se NATO është më i fortë, por nuk do të thotë ndryshim ligjor. NATO ka një mandat të qartë dhe ai mandat nuk ka ndryshuar.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci