Të fundit

Haxhiu: Nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore në IML

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk ka ende informata për shkakun e djegies së zyrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore të hënën.

Haxhiu, në një reagim në Facebook, tha se ekipet e forenzikës dhe ekspertët e zjarrit e të elektroteknikës janë ende duke kryer punën e tyre me qëllim.

Ministrja ka deklaruar se nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore.

“Për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML ndërvite, me të drejtë qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japim informacione më shumë”, ka thënë Haxhiu.

Sapo të kemi informacione më të detajuara lidhur me rastin, do të njoftojmë me kohë.

Postimi i plotë:

Rreth orës 08:00 të mëngjesit, nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, jam njoftuar që dy zyra në katin e dytë në objektin e IML, janë përfshirë nga zjarri.

Ekipet e zjarrëfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.

Ekipet e forenzikës dhe ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit. Policia dhe prokuroria po ashtu janë duke bërë punën e tyre.

Për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML ndërvite, me të drejtë qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japim informacione më shumë.

Sapo të kemi informacione më të detajuara lidhur me rastin, do të njoftojmë me kohë.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci