Të fundit

Propaganda në përkrahje të Kurtit e Gani Jakupit, ekspertit që paguhet 7 mijë euro

Gani Jakupi, është punësuar si ‘këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’, nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, dhe merr pagë mujore nga Ministria e Punëve të Jashtme në vlerë prej 7500 euro.

Jakupi është i njohur në fushën e romanit grafik, stripit, muzikës xhaz dhe gazetarisë, si dhe përmes postimeve në rrjete sociale, kryesisht në Facebook dhe në platformën X, njihet si përkrahës i madh i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

I njëjti, së fundi përmes rrjeve sociale, ka postuar një shkrim, ku shprehet se formimi i Zajednicës po i konvenon më shumë disa shqiptarëve, se sa serbëve, duke iu referuar një komenti në profilin e kryeministrit Albin Kurti.

Përkrahja e tij në rrjetin social “X”, vërehet edhe në urimin e tij për Drilon Gashi, i cili është emëruar si ambasador në Poloni para pak ditësh.

I njëjti, në të njëjtin rrjet social, ka vazhduar të tregojë se është përkrahës i madh i LVV-së, veçanërisht e kryeministrit Kurti, duke pëlqyer një postim ku shkruhet për kryeministrtin “Nuk e adhuroj si përson por e du dhe e mbështeti si shpirt i palëkundur. Nuk jemi msu me pas udhëheqje stabile për të mirën tonë”.

May be an image of 1 person and text that says '14:16 Gani Jakupi 9,5K Likes Posts Follow Media Likes 0:04 Arton M.Kurti Nuke adhuroj Si Person por du dhe e mbshteti si Shpirt pa lekundur! Nuk jemi msu me pas udheheqje udhe Stabile per te miren tone! #Kosova #Shqiperia 0:32 + Rrasa Zogut'

Në një deklaratë të Raportueses së Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ku fliste për sulmin në Basnjkë, Jakupi e ka quajtur si të njëanshme.

“Nëse vendosni të jeni të njëanshëm (nuk duhet!), të paktën zgjidhni argumente më të mira”, kishte replikuar Jakupi.

Ndërsa, Jakupi ka ripostuar një deklaratë të një qytetari në një intervistë, ku shprehet se në njërën anë po i thojnë Kurtit pse po i dërgon policinë në veri, kurse në anën tjetër po i thojnë pse i keni lënë të ikin terroristat, duke e përkrahur këtë deklaratë.

“N’njanën anë, “pse p’e çon policinë (n’veri), e ka eskalue situatën”, e n’tjetrën “pse i ka lanë me ikë terroristat” Qysh munet njeri me i nxanë terroristat pa pasë polici?!” Kush munet me iu përgjegjë?”, thuhet në postimin e Jakupit.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: E-maile, vendime, dëshmi që implikojnë direkt Rozeta Hajdarin në skandalin e Rezervave Shtetërore

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci