Të fundit

“Duhet me u marrë vesh për çmim”: Paralajmërimi i ‘ekspertit’ Gani Jakupi, tash paguhet 7 mijë euro nga shteti

I angazhuar si këshilltar i jashtëm nga Ministria e Punëve të Jashtme, artisti Gani Jakupi paralajmëronte disa vjet më parë se nëse do bënte propagandë për Lëvizjen Vetëvendosje “duhet me u marrë vesh për çmim”.

Në një intervistë për Kohavisionin më 2020, Jakupi thoshte se nuk po bënte propagandë për VV-në derisa kritikonte partitë tjera politike, disa prej të cilave ndodheshin në pushtet asokohe.

Ai, thoshte se nëse do bënte propagandë, do duhej të merrej vesh për çmimin.

“Në Kosovën nuk jam interesuar për një arsye të thjeshtë. Këtu deri me paraqitjen e Vetëvendosjes ka qenë gjithmonë si ‘family business’. Politika në Kosovë ka qenë si ‘family business’. Janë marrë vesh ndërmjet vete qysh po i ndajmë gjërat, cila mu e cila ty, kush më shumë e kush më pak. Nuk po bëjë propagandë për VV-në, duhet me u marrë më vonë.. për para, vesh për çmim tani shumë. Por besoj është shumë e shëndetshme, jo vetëm për Kosovën“, kishte deklaruar ai për DESKUN në KTV në vitin 2020.

Siç ka raportuar sot portali Periskopi, Gani Jakupi merr 7.500 euro pagë mujore nga Ministria e Punëve të Jashtme e Donika Gërvallës.

Ai jeton në Spanjë por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si ‘këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’.

Në qershor të këtij viti, Ministria e Donika Gërvallës, ia ka deleguar kompetencat e negociimit të një kontrate për ‘super-konsulentin’, ambasadorit të Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Eksperti do të gjendej shpejt. Quhet Gani Jakupi dhe jeton në Barcelonë të Spanjës.

Paguhet nga buxheti i Kosovës, hiç më pak se 7,500 euro në muaj ose 90.000 euro për një vit. Nga përshkrimet online që i bëhen z.Jakupi, referencën më të shpeshtë rreth tij, mund ta gjeni të përmbledhur kështu: ‘ai është një artist shumë-dimensional’.

Për ta gjetur konsulentin, Ministria e Jashtme kishte hapur ofertë më 13 qershor 2023 dhe dy ditë më vonë, pra më 15 qershor 2023, Komisioni vendos të mblidhet për ta përfunduar procesin e vlerësimit (të kandidatit, v.j).

Video nga Paradoks

Ekskluzive: E-maile, vendime, dëshmi që implikojnë direkt Rozeta Hajdarin në skandalin e Rezervave Shtetërore

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci