Të fundit

Arrihet dakordim për rritje pagash për punëtorët teknikë në Prishtinë

Pas takimit që punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të disa shkollave të kryeqytetit kanë mbajtur me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, janë pajtuar që të rriten pagat.

Pas protestës që këta punëtorë teknikë patën sot para Komunës së Prishtinës, në takimin e lartpërmendur është rënë dakord që të ketë një zgjidhje edhe për ata të shkollave të kryeqytetit, e të cilët pritet që nga janari i vitit të ardhshëm të kenë paga në vlerë prej 350 deri në 400 euro.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj tha se si komunë nuk kanë ndikim direkt në rritjen e pagave, por kanë mundësi që të diskutojnë me kompanitë private.

“Kishim një takim me sindikatën e punëtoreve, të cilët kishin ardhur me një kërkesë shumë legjitime, për rritje të pagave në sektorin privat, flasim për pjesën e punëtorëve teknikë, të shkollave të mesme e fillore, por edhe për punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare. Në si Komunë e Prishtinës nuk kemi ndikim direkt në rritjen e pagave, por e kemi mundësinë të jemi në diskutim me ta dhe përmes proceseve tona të kombinimit dhe të fillojmë negocimin që këto paga me i rrit, sepse aktualisht janë ma të ulëta sesa paga minimale në vendin tonë. Ne u pajtuam me sindikatën që shumë shpejt t’i fillojmë negociatat që pagat të rritën”, tha Zogaj.

Detaje për takimin me nënkryetarin Zogaj, dha kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

“Ishte një takim i mirë, një takim i qetë, përkundër kësaj, që ne nuk harrojmë asnjëherë t’iu themi që i kanë borxh, mundësia e komunikimit, është një çështje shumë e vrazhdë për të cilën nuk e falim askënd dhe e kemi thënë edhe sot ‘merre ose lëre’. Komuna e Prishtinës për punëtorët e Qendrës së Mjekësisë Familjare, menjëherë nga muaji tjetër do të jetë me pagë 300 euro, dhe në janar do të dalë tenderi i ri i cili pretendohet që do të jetë 350 deri në 400 euro. Shpresojmë se më nuk do të na duhet që të vijmë në komunë që të bëjmë presion dhe dialogu duhet të vazhdojë. Që nga nesër do të fillojë rritja e pagës për disa punëtorë”, tha ai.

Ai bëri të ditur se janë marrë parasysh edhe kërkesat e punëtorëve teknikë të shkollave të Prishtinës, e për të cilët tha se do të dalë tenderi i ri.

“Tek punëtorët e shkollave të mesme menjëherë ne janar do të del tenderi i ri, i cili tender do të dalë me pagën që do ta kenë punëtorët e Qendrave të Mjekësisë Familjare, dhe pagat e tyre në njëfarë forme do të jenë paralel, sikurse ata të Mjekësisë Familjare po ashtu edhe këta të shkollave të mesme”, shtoi ai.

E disa nga punëtorët teknikë të QMF-ve në Prishtinë dhe të nëntë shkollave, të cilët kanë protestuar para komunës, me kërkesë rritjen e pagave, u shprehen se nuk janë të kënaqur me rrogat e tyre dhe se mendojnë që po ju bëhet e padrejtë.

“Ne kemi dal për shkak të pagave, që nuk jemi të kënaqur me këto paga mbi 250 euro. Unë punoj në shkollë të muzikës ‘Prenk Jakova’”, tha Hashim Brajshori.

Pakënaqësi pati edhe Miradie Makolli.

“Ne kemi dal sot në protestë, për rritjen e rrogave se i kemi veç 222 euro. Unë punoj qe 25 vite, tash paramendojeni qysh mos me dal, çka me bë unë, secila kompani që vjen vetëm mundohet, poshtë e më poshtë vec për vete ai me fitu për vete, e na pse punojmë e ‘mbytëm’ e fshijmë, e kurrë nuk ndalemi, ‘boll janë’ për neve 220 euro. Marre duhet t’iu vijë qysh mundet me thënë ‘boll’. Deri të vjen me marr rrogën ato krejt borxh po shkojnë, kurrë pare me sy nuk sheh, na nuk shohim. Punoj në stacionin e tretë të shkolla teknike”, u shpreh ajo.

Se paratë që marrin nuk iu mjaftojnë as për barna tha Emine Sahiti.

“Që i kemi pagat e ulëta, festat nuk na paguhen hiç, pagat e ulëta me 200 euro, ajo nuk mund të thuhet rrogë 200 euro, ajo është si social puno një muaj, dhe në fund i merr 200 euro edhe ne kemi familje. Smurë duhet të shkojmë në punë, nuk të japin as pushim mjekësor e ti s’ke barnat as me çka me i ble, na jemi mbështet për muri”, u shpreh ajo derisa bëri të ditur se punon në njërën nga QMF-të.

E Idriz Bekolli u ankua dallimin e madh të pagave mes punëtorëve teknikë dhe stafit tjetër në këto institucione.

“Jemi dal me protestu për rroga. Kemi shumë diferencë të madhe, ata me rrogë të madhe ne me 250 euro. Jemi të shkelur, një vend të punës, në orar të punës është diferenca shumë e madhe e rrogës. Atyre iu paguhet shujta, iu paguhet udhëtimi, iu paguhet përvoja e punës. Ne punëtorët asnjë, iu paguhen edhe festat kur janë për shembull, një orar të punës e bëjmë barabartë, dhe kjo është arsyeja. Unë punoj në shkollën e mesme Prishtinë”, tha ai.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci