Këngëtari i njohur, Robert Berisha vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në mediat rozë sa i përket jetës së tij private.
Pas ndarjes nga modelja Laureta Maqedonci, këngëtari duket se ka nisur lidhjen e re të dashurisë.
Artisti ka udhëtuar drejt Floridas në ShBA, derisa nga atje ka publikuar pamje me të dashurën e re, por gjithmonë duke mos ia zbuluar fytyrën.
Ndryshe, Berisha ka edhe një vajzë nga martesa e tij me këngëtaren Nora Istrefi.