Të fundit

Merret vendimi për ndeshjen e ndërprerë mes Malit të Zi e Shqipërisë

Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian për grupmoshat U-21 mes Malit të Zi e Shqipërisë do të zhvillohet në një tjetër ditë.

Reshjet e shumta të shiut që po bien në Malin e Zi, kanë bërë që të ndërpritet ndeshja Mali i Zi U-21 – Shqipëri U-21.  Fusha e blertë u mbulua nga uji dhe kur nuk kishte kaluar gjysmë ore lojë, pikërisht minuta 27,  zyrtarët kanë vendosur që ta ndërpresin takimin, i cili në ato momente ishte në shifrat 0-0.

Gjyqtari Xhonatan Lardot sapo u mbyll minuta e 27-të i dërgoi të dy ekipet në dhomat e zhveshjes, për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe terrenit të rënduar.

Pas konsultimit me delegatin e ndeshjes dhe me përfaqësuesit e të dy ekipeve, gjyqtari vendosi që ta ndërpresë përfundimisht ndeshjen e sotme. Më vonë do të mësohet edhe vendimi se kur do të rifillojë dhe data kur do të luhen minutat e mbetura të ndeshjes, e cila deri në momentin e ndërprerjes ndodhej në shifrat 0-0.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci