Të fundit

Rritet numri i ushtarëve të KFOR-it kroat në Kosovë

Ushtria e Kroacisë ka nisur gjatë ditës së sotme kontingjentin e 40-të në KFOR, të përbërë nga 150 pjesëtarë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq mori pjesë të martën në kazermën e Brigadës së III Gardiste “Kune” në Gjakovë, Kroaci, në dërgimin ceremonial të kontingjentit të 40-të kroat (HRVCON) në operacionin e KFOR-it për mbështetje të paqes në Kosovë.

Pjesa më e madhe e këtij kontingjenti përbëhet nga anëtarë të Kompanisë së Motorizuar të Brigadës së Mekanizuar-Blinduar të Gardës të Ushtrisë Tokësore Kroate.

Ministri Anushiq tha se kjo ceremoni i zgjon kujtimet e ditëve të kaluara në ushtrinë kroate. “Jam krenar për atë periudhë, ashtu siç jam krenar që jam sot para jush si zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes”, tha ai.

Anushiq iu referua pjesëmarrjes së kaluar të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë në operacionin e KFOR-it, duke theksuar se secili prej tyre investoi njohuritë dhe përvojën e tyre në këtë detyrë, duke ndërtuar një imazh pozitiv për vendin dhe ushtrinë.

“Besoj se secili nga 150 pjesëtarët e kontingjentit të 40-të kroat do të vazhdojë atë seri, duke e ditur që në Kosovë nuk përfaqëson veten e tij, por flamurin më të dashur kroat”, deklaroi ministri kroat i Mbrojtjes. 

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci