Të fundit

Shoferi tenton ta korruptojë policin kufitar në Jarinje me 10 euro, ia sheh sherrin

Policia kufitare e Kosovës sot rreth orës 12 në hyrje të pikëkalimit kufitar Jarinje, ka ndaluar një automjet e cila po transportonte vetura me targa të huaja. Gjatë kontrollit, vozitësi i kamionit brenda lejes së qarkullimit kishte vendosur një kartëmonedhë në vlerë prej dhjetë eurove. Ndaj tij është hapur procedurë për “Dhënie e ryshfetit”.

Po ashtu, Policia në Merdar ka hasur edhe mall të padeklaruar dhe pa dëshmi të blerjes.

Njoftimi i Policisë:

Policia kufitare e Kosovës në vazhdën e punës dhe angazhimeve të saj në menaxhimin dhe kontrollin sa më efikas të kufirit shtetëror sot me datë 21.11.2023 rreth orës 12:00, në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Jarinjë, ka kontrolluar një kamionetë të tipit IVECO, me targa të Republikës së Kosovës, e cila po transportonte vetura me targa të huaja.

Gjatë kontrollit kufitar, vozitësi i këtij kamioni me qëllim të “dhënies së ryshfetit” brenda lejes së qarkullimit kishte vendosur një kartëmonedhë në vlerë prej dhjetë (10) euro.

Zyrtarët policor menjëherë kanë ndërmarr veprime ligjore dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar në procedurë të rregullt rasti “Dhënie e ryshfetit”, me që rast edhe kartëmonedha sekuestrohet për procedura të mëtejme.

Po ashtu sot rreth orës 11:00, në kudër të planit operativ “Goditja” në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Merdar, në automjetin Citroen, me targa të Serbisë, me vozitës mashkull shtetas të Serbisë, pas ndalimit dhe kontrollit është gjetur mall i padeklaruar dhe pa dëshmi të blerjes, si në vijim:

  • 02 dy orë dore;
  • 07 shtatë parfuma;
  • 06 gjashtë palë Këpucë (patika);
  • 01 palë trenerka komplet;
  • 11 palë pantolla firma të ndryshme;
  • 02 dy jakne si dhe
  • 02 këmisha;

Malli është sekuestruar nga Dogana e Kosovës për vlerësim të mëtejm dhe procedura ligjore

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci