Ish-gjyqtari i njohur kosovar, Besfort Kasumi, tani në cilësi të vëzhguesit të gjyqtarëve është deleguar nga UEFA në ndeshjen kualifikuese për Euro 2025 të grupmoshës U21.
Kasumi do të vëzhgojë ndeshjen ndërmjet Turqisë dhe Norvegjisë, e cila po zhvillohet në Alanya.
Krahas gjyqtarëve kosovarë të cilët në vazhdimësi po delegohen në ndeshjet ndërkombëtare nga UEFA, edhe në segmente tjera përfaqësuesit e futbollit kosovar po vazhdojnë të dëshmojnë profesionalizmin e tyre.